4.8 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Bashkëpunimi më i mirë ndonjëherë mes dy ushtrive shqiptare

Flasin të njejtën gjuhë, por ju përkasin dy ushtrive të dy shteteve të ndryshme. Në trup mbajnë uniforma e emblema që pak dallojnë, janë këta ushtarët e Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Njëra pjesë e NATO-s e tjetra e ka synim kryesor anëtarësimin në aleancën më të fortë ushtarake në botë, përderisa bashkë takimet i kanë të shpeshta e bashkpunimin shembullor.

Fort i kënaqur me gjithcka që dy ushtritë kanë transmetuar tek njëra tjetra në vitin që e lamë pas, shprehet numri dy i FSK-së, Gjenerali Enver Cikaqi.

“E kemi një memorandum bashkëpunimi mes Ministrisë sonë dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe në këtë drejtim kemi vendosur të gjitha aktivitetet e nevojshme të cilat duhet të realizohen bashkë me ushtrinë shqiptare”, ka thënë Cikaqi.

Shumë të kënaqur me bashkëpunimin me Forcën e Sigurisë së Kosovës, janë Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë.

Madje ata  nuk e kanë harruar ndihmën që FSK u dha në vitin 2019, kohë kjo kur Shqipëria u godit nga një tërmet i fuqishëm.

Ndërkohë në një përgjigje për RTV Dukagjinin, nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë, tregojnë edhe fushat e bashkëpunimit që kanë me ushtrinë e Kosovës.

“Ne fushën e edukimit dhe trajnimit, FARSH dhe FSK kane mbështetur njëra tjetrën me bursa studimi për studentë ushtarakë/kadetë për programet e ciklit të parë Bachelor, sikundër edhe me bursa në kurse institucionale që kontribuojnë në zhvillimin e karrierës dhe formimit profesional të ushtarakëve të të dy institucioneve, si oficerë ashtu edhe nënoficerë. Ndërsa në fushën e trajnimeve, spektri ka qenë akoma më i gjerë dhe përfshinë st137rvitje të përbashkëta në nivele të vogla taktike, stërvitje të shtabeve të njësive/reparteve taktike, trajnime të përbashkëta në nivel instruktorësh apo operatorësh të forcave speciale, EOD, komando, mbështetje me zjarr, snajper etj.”, thuhet nga Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë.

Këtë bashkëpunim e vlerëson lart edhe gjenerali i FSK, Enver Cikaqi.

Sipas tij përparësi  e FSK-së, është përvoja që FARSHI tashmë e ka në NATO.

“Jemi duke i përdorur edhe ato përvojat e tyre por në të njëjtën kohë ata e ofrojnë edhe jo vetëm përparësitë e procesit të integrimit në NATO por, edhe pjesën e mangësive me të cilat ata janë ballafaquar gjatë procesit”, ka shtuar Cikaqi.

E i fuqishëm vjen zotimi nga Shqipëria se do të qëndrojnë krahë Kosovës, deri kur pjesë e NATOS të arrijë të bëhet edhe kjo e fundit.

“Shqipëria qëndron në krah të Kosovës në rrugëtimin e saj për në NATO si dhe është një avokate e palodhur e interesave dhe integrimit të saj në nismat rajonale. Shqipëria vijon të mbetet një mbështetëse e fortë e politikës së dyerve të hapura dhe fqinjësisë së mirë më të gjitha shtetet e rajonit. Sigurisht qe përpjekjet për të dhënë ndihmën maksimale për integrimin e FSK dhe Kosovës në strukturat Euro-Atlantike nuk do të rreshtin kurrë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Dikur ish komandanti i FSK-së Gjeneral Kadri Kastrati thotë se e gëzon fakti që bashkëpunimi mes dy ushtrive po forcohet dita ditës.

“Jemi dy shtete. por jemi në një komb dhe jemi fqinj, këtu fqinji ynë i parë dhe normal vëllezërit tanë. Dhe unë e përshëndes një ushtri të tillë dhe i inkurajoi që në të ardhmen të organizojnë ushtrime edhe më të mira, më të komplikuara dhe pse jo të shkojnë në misionet paqeruajtëse”, u shpreh Kastrati.

Ushtrimi i fundit i përbashkët i dy ushtrive u realizua në shtator të vitit 2022. /Dukagjini/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img