Ajni Sinani, kryetar i Kuvendit të BIK-ut dhe profesor në Fakultetin e Studimeve Islame, ka shkruar një status. Bashkëpunëtori i afërt, shumë i afërt, i Naim Tërrnavës, ka kritikuar Kuvendin e Kosovës.
Sinani, që ka kohë që është në udhëheqje të BIK-ut, është ankuar se pse Kuvendi i Kosovës ka caktuar mbledhjen e tij të premten, që sipas tij është “ditë e namazit të xhumasë”.
Sipas tij, një gjë e tillë është ndjenjë e inferioritetit.
Duket se z. Sinani ka harruar të lexojë Kushtetutën e Kosovës, në të cilën shkruhet se Kosova është shtet secular./Prishtinapress/