Site icon PrishtinaPress

Bashkëluftëtari i Salih Mustafës: Në Gjykatën Speciale dëshmuan rrejshëm persona të paguar

Fadil Fazliu – bashkëluftëtar i Salih Mustafës, ka folur pasi Gjykata Speciale e dënoi këtë të fundit me 26 vite burg për krime lufte.

Sipas Fazliut, kjo gjykatë është duke e barazuar viktimën me agresorin me dënimin e ish-komandantit të UÇK-së “Calit”.

“Gjykata Speciale është gjykatë politike, sepse mendimi im edhe shumë shokë të luftës është se kjo gjykatë është duke bërë një baraspeshë duke barazuar viktimën me kriminelin”, ka thënë ai.

Më tutje, Fazliu ka deklaruar se Serbia ka qenë ajo që ka bërë krime dhe jo Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Sipas tij, të gjitha dëshmitë kundër Mustafës kanë qenë të fabrikuara dhe të paguara mirë.

“Dëshmimitë janë të rrejshme, dëshmi të paguara nga Serbia por edhe nga disa njerëz të caktuar të cilët kanë shkuar ndoshta ish-kolegët e komandant Calit, bashkëluftëtarë të tij, të cilët kanë dëshmuar të keqen, që nuk ja kanë dashur të mirë as Calit as bashkëluftëtarëve as luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka përfunduar bashkëluftëtari i Salih Mustafës.

Exit mobile version