3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Bashkëluftëtari i Bekim Berishës: “Abeja” vlente sa një mijë ushtarë

Për Heroin e Kosovës, Bekim Berisha është treguar në shumë raste, nga bashkëluftëtarët e tij që ka qenë një nga ushtarët më të dalluar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Të gjithë ata që patën fatin ta njohin e përshkruajnë si një legjendë.

Me këso fjalë i është drejtuar edhe një bashkëluftëtar i tij, Kadri Kastrati, i cili ka folur për të bëmat e tij në luftën e Kroacisë por edhe në atë të Kosovës.

“Përveç Agim Çekut e Rrahim Ademit që kanë arrit e kanë luftu në Kroaci, mbi të gjithë do ta veçoja një legjendë një hero, Bekim Berishën “Abejën”, të cilën e kam njohur që nga viti 1992, me fillimin e luftës në Kroaci i ka braktis të gjitha e ka ardhur si vullnetar në luftën kroate, ka marrë pjesë në të gjitha frontet, një gjeneral kroat kishte thënë një herë që “Abeja” vlen sa një mijë ushtarë. Ai është plagosur shumë rëndë, por pasi ishte shëruar, është kthyer sërish në vijat e frontit, ta njoftosh një njeri i cili ec nëpër fusha të minuara e nuk bjen në minë, këtu mund ta njihni vetëm Bekim Berishën “Abeja”, është shprehur ai.

Kastrati ka zbuluar edhe një nofkë të tij të cilin e kishin quajtur në luftën e Kroacisë, e që ishte “Teli”, arsyen e kësaj e ka rrëfyer në “n’Demos”.

“Ai është plagosur nga artileria, një pjesë e granatës e ka godit në këmbën e djathtë, por ky për t’iu aftuar armikut, ka kaluar nëpër fusha të minuara, për me i sulmu e me zbulu ata, nuk ka ra asnjë herë në mina. Ai ka pasur teknika të jashtëzakonshme, e ka pasur teknikën për të përgatitur mina, ne e kemi quajt në Kroaci edhe si “Teli”, sepse ai ka shkuar tek armiku, e me tel mrapa e ka asgjësu armikun. Kjo tregon se nuk ka qenë i aftë vetëm në një fushë, por ka qenë i gjithanshëm”, ka thënë ai./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img