Xhem Kodra, bashkëluftëtari i orëve të para i komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jasharit, është tërhequr nga Iniciativa Qytetare të Skenderajt e kryesuar Sokol Halili, duke bërë thirrje që të votohet Bekim Jashari për kryetar komune.
Postimi i Xhem Kodrës:
Unë Xhemë Kodra, me vullnetin tim të lirë dhe të plotë, deklaroj se më datën 10 Tetor 2021, jap dorëheqje të parevokueshme nga kandidati për Këshilltar të Kuvendit K të Skenderajt, ku unë deri me sot kam qënë pjesë e listës për Asamble në kuadër të Iniciativës Qytetare të Skenderajt (IQS)!
Kërkoj nga KQZ-ja, të bëjë zëvendësimin tim, si kandidat për Këshilltar në Asamblenë Komunale të K.Skenderaj-t, konform Ligjit për Zgjedhje në Republikën e Kosovës.
Dorëheqjën time nga kandidimi për asamble komunale, e bëj për arsye se, bartësi i listës së IQS-së, njëherit edhe kandidat për kryetar të Komunes së Skenderajt z.Sokol Halili, në vazhdimësi i ka bërë linqime, fyerje dhe ofendime, kandidatit nga radhët e iniciativës IDEAL, konkretisht z.BEKIM HAMËZ JASHARI.
Ku unë si bashkëluftetar që nga ditët e para, i Adem dhe Hamëz Jasharit, nuk jam konsultuar nga z.Halili, andaj edhe ndihem i fyer dhe i ofenduar, për këto linqime dhe fjalë të pavërteta që janë plasuar në rrjetët sociale dhe media nga përsoni në fjalë.
Unë Xhemë Kodra, ju falenderoj të gjithë qytetarëve të Komunës së Skenderajt, për përkrahjën dhe mbështetjën, që më keni dhënë deri më tani dhe i ftojë të gjithë qytetaret e Komunes së Skenderajt, që mos të më votojnë, mua për kandidat për Këshillatar të Komunës së Skenderaj-t, sepse unë, që nga dita e sotme nuk jam pjesë e IQS-së në Komunen e Skenderaj-t, të kryesuar nga Sokol Halili.
Gjithashtu, kërkoj mirësi dhe mirëkuptim nga ju, që për hatër timin, të gjithë ju qytetarë, që keni ndarë mëndjen dhe mendimin që ta votoni kandidatin e Iniciativës Qytetare të Skenderajt, të kryesuar nga z.Sokol Halili, të mos ta votoni me datën 17 Tetor 2021.
Asnjeherë në jetën time nuk e kam menduar që një Shqiptar, të fyej dhe ofendoj një anëtar të familjës JASHARI, andaj po e përseris edhe një herë se, ai që fyen anëtarin e familjes JASHARI, më ka fyer mua dhe gjithë lagjën Kodra nga Prekazi dhe të gjithë Shqiptarët.
Ju bëjë THIRRJE, të gjithë qytetarëve të Komunës së Skenderaj-t, që të rreshtohemi pas BEKIM HAMËZ JASHARI, ashtu siq u rreshtuam fillimisht ne shokët e tyre, e pas rënjes të gjithë Shqiptarët.
Sinqerisht Xhemë Kodra.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=1093020511442792&id=100022045610878