Site icon PrishtinaPress

Bashkëluftëtarët e Mujë Krasniqit rrëfejnë si i kanë bartur trupat e shokëve në Betejën e Pashtrikut

Sot është shënuar 24-vjetori i vdekjes së komandantit Mujë Krasniqit bashkë me 41 luftëtarët e vet. Lidhur me këtë ngjarje, në emisionin “Frontal” të T7 kanë folur dy bashkëluftëtarë të Mujë Krasniqit.

Ramadan Selimi dhe Zeqir Peraj kanë rrëfyer për ditën kur e kanë kuptuar për vrasjen e shokëve të tyre.

“I kemi gjetur shumicën e tyre në orët e fundit të vdekjes, më pas i kemi shpërndarë në grupe. Ka qenë një terren i vështirë, por kemi pasur automjete. Më pas i kemi dërguar për trajtim mjekësor”, tha Ramadan Selimi.

Selimi tha se është i lumtur që kanë shpëtuar jetë aq sa kanë mundur.

Ndërsa, Peraj tha se e kanë marrë vesh në mëngjes lajmin se Mujë Krasniqi me shokë janë vrarë nga ushtarët serbë.

“Në mëngjes e kemi marrë vesh. Por kur jemi ngjitur dhe kemi filluar ti bartim ata, na u dhimbën shumë”, tha Peraj.

“Humbën shumë shokë të fortë”, tha ai.

Peraj përmendi edhe një rast tjetër.

“Një djalë i Shtimes mu dhimke, ka bajt njerëz dhe është vrarë atje. Kufoma e tij është gjetur në pranverë. Ai mdhimet shumë”, tha ai në Frontal.

Exit mobile version