Gjatë ditës së djeshme, dy zyrtarë të lartë të Qendrës për Punë Sociale në Komunën e Prishtinës janë arrestuar nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës, bashkë me ta është arrestuar edhe një zyrtare.
Të dyshuarit, pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.
Prishtinë 01.05.2023 – NN. Tre persona, dy meshkuj dhe një femër, kosovarë, zyrtarë të Qendrës për Punë Sociale në Komunën e Prishtinës, janë arrestuar për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale të lartcekur. Të dyshuarit pas intervistimit në prani të avokatëve mbrojtës me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.