0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Basha: Roli i Shqipërisë do të jetë mbështetja totale për Kosovën, duke respektuar pavarësinë e sovranitetin

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim gjatë ditës së sotme, kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, me të cilin kanë biseduar edhe për çështjen e kufijve të Kosovës.

Kryetari i PD-së, Basha tha se roli i Shqipërisë, do të jetë mbështetje totale për Republikën e Kosovës, duke bërë gjithçka për të ruajtur integritetin territorial të Republikës së Kosovës.

Basha po ashtu u shpreh se opozita e bashkuar në Shqipëri do të mbështes agjendën e institucioneve të Kosovës dhe se konsiderojnë se dialogu është rruga për të ecur përpara, me objektiv kryesor njohjen reciproke mes Kosovës e Serbisë.

“Ju ri shpreh edhe njëherë ju, atë që shpreha edhe në takimet me presidentin e vendit, por edhe kryeministrin Hoti për mua dhe për opozitën e bashkuar, mbështetja totale e agjendës së institucioneve të Kosovës, është orientimi dhe parimi kryesor i qëndrimeve tona, ne konsiderojmë se dialogu ka qenë, është dhe duhet të jetë rruga për të ecur përpara, por se objektiv i pamposhtur është njohja reciproke mes Republikës së Kosovës dhe Republika e Serbisë”.

“Roli i Shqipërisë, do të jetë mbështetje totale për Republikën e Kosovës, për institucionet e Republikës së Kosovës dhe për qytetarët e Republikës së Kosovës, duke respektuar pavarësinë, sovranitetin, duke bërë gjithçka për të ruajtur integritetin territorial të Republikës së Kosovës, si vlera dhe investime të përbashkëta kombëtare të shqiptarëve, si shprehje e vullnetit të drejtpërdrejtë të qytetarëve të Republikës së Kosovës, si dhe për investimin esencial i [partnerëve tanë euroatlantik dhe i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian jo thjeshtë dhe vetëm për  të zgjidhur krizën e Kosovës por për pastrimin e rajonit të Ballkanit, dhe anëtarësimin e vendeve të Ballkanit në Bashkimin Evropian dhe NATO”, tha Basha.

Osmani gjatë konferencës për medie ka thënë se duhet të ketë zëra të qartë në Shqipëri kundër këtyre “ideve dhe aventurave të rrezikshme”, siç i quajti ajo idetë për ndryshim kufijsh.

“Ajo që më së shumti diskutuam ishte bashkërendimi i raporteve ndërkombëtare, pra raportet me shtet tjera, një bashkërendim midis Kosovës e Shqipërisë ka qenë i suksesshëm kur ka qenë i sinqertë dhe në linjë të plotë me interesin e shtetit tonë dhe qytetarëve tanë.

E falënderova zotëri Bashën për qëndrimin konsekuentë të tij dhe Partisë Demokratike, dhe zërin e tyre të çmuar kundër ideve dhe aventurave të rrezikshme për ndryshimit të kufijve, është tejet e nevojshme, që çdokush në Shqipëri të flas me zë po aq të qartë kundër ideve të tilla, që jo vetëm që shkojnë kundër interesit të Republikës së Kosovës, kundër sakrificës shumë vjeçare të popullit të Kosovës për të jetuar në një shtet sovran e të pavarur, por edhe kundër investimit ndërkombëtar që Kosova të jetë shtet i suksesshëm në kufijtë e saj aktual si shtet sovran”, tha Osmani gjatë konferencës për medie.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img