Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka reaguar për deklaratën e tij në lidhje me deputetët nga rajoni i Drenicës, duke thënë se po të kishin koalicion me cilëndo parti opozitare, do të kishin sukses në veri.
Basha përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se “moti do të kishin kërkuar mocion për rrëzimin e Qeverisë, dhe shef do të ishte ende Radojiçiq”
Postimi i plotë:
Sikur të ishim në koalicion me cilëndo parti opozitare sot, ne si Kosovë nuk e kishim këtë sukses në veri. Moti kishin kërku mocion me na rrëzu, dhe shef atje ende ish Radojcici! PIKE!
Për besë e di që nuk iu pëlqej shumë matrapazëve, mirëpo unë rrafsh kurrë s’ka me ua ba, edhe isha shqetësu sikur ata me m’lavdu, se kur më ofendojnë vec e marr si sinjal që jam në rrugën e duhur.