Kryetari i Partisë Demokratike(PD) në Shqipëri, Lulëzim Basha ka falënderuar Kosovën për ndihmën që i ofroi Shqipërisë për shuarjen e zjarreve,
Basha ka shkruar “Mirënjohje Kosovës për ndihmën vëllazërore në betejën me zjarret! Bashkëpunimi me forcat ushtarake dhe civile të Shqipërisë, që prej ditësh po sakrifikojnë me vetëmohim e në kushtet më të rënda, është jetik për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve dhe të pasurive natyrore”.
Kosova mbrëmjen e së hënës dërgoi Forcën e Sigurisë dhe zjarrfikësit në Shqipëri për t’iu dalë në ndihmë në shuarjen e zjarreve që përfshinë disa nga vatrat aty. Situata më e rëndë u paraqit tek tuneli i Kalimashit.