Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka thënë se ndërkombëtarët po kërkojnë largimin e masave të sigurisë kundër Serbisë.
Por, sipas Bashës, të njëjtit miq po vazhdojnë të mbajnë masa kundër Kosovës.
“Miqtë ndërkombëtarë po kërkojnë largimin e masave të sigurisë kundër Serbisë, derisa të njëjtit miq po vazhdojnë me i mbajtë masat kundër Kosovës!” – ka shkruar Basha.
Ai tutje ka thënë se “miq po, edhe aleat po, por edhe standarde të dyfishta po!”