Kryedemokrati Lulzim Basha është zotuar se kur të jetë në pushtet s’do të lejojë vendosjen e taksës në rrugën Tiranë-Durrës dhe do të anulojë gjithashtu taksën për Rrugën e Kombit.
Sipas Bashës ato varfërojnë shqiptarët dhe heqja e tyre do të mundësojë që të ketë më shumë qarkullim.
“Mua mu ngarkua detyrë ndërtimi i rrugës dhe më dhemb në zemër të shoh që diçka qe u bë me lekët e shqiptarëve tani u kërkojnë shqiptarëve të paguajnë 2-3 fish. Paguajnë edhe taksën e rrugës, edhe taksën e qarkullimit. Asnjëra prej tyre nuk do të ekzistojë kur PD të jetë në pushtet. Pse nuk do të ekzistojnë? Sepse të dyja varfërojnë shqiptarët. Duke i hequr këto të dyja, ne mundësojmë që të ketë më shumë qarkullim.
Kjo është ndarja me thikë midis atyre që e kanë mendjen vetëm tek taksat, vetëm tek shtrëngimi, që është Shqipëria e frikës dhe Shqipërisë së lirisë. Shqipëria dhe shqiptarët do të pasurohen shumë më shumë me taksa të ulëta, sepse do të kenë më shumë motiv për të punuar dhe vetëm puna dhe iniciativa e lirë e pasuron një komb”, tha Basha.