Dimali i VV-së, me mbiemrin Basha, që është deputet në Kuvendin e Kosovës, ka lëshuar një postim fort të çuditshëm dhe skandaloz.
Ai ka thënë se BE dhe SHBA kanë bërë gabime në Ukrainë, të cilët nuk guxojnë të ndodhin në Kosovë.
Në Facebook, ai thotë se Vuçiq është putini i vogël dhe ka qenë ministër i një Serbie të dhunshme në rajon që është përgjegjëse për luftërat në Ballkan.
“Të njejtën gjendje e kemi në Kosovë, marrë parasysh që Vuciqi është Putini i vogël. Ky ka qenë ministër i një Serbie me histori të dhunshme në rajon, e cila është përgjegjëse për të gjitha luftat në krejt Ballkanin, dhe e cila po vazhdon me kërcënu me luftë. Prandaj, krejt kjo duhet të jetë indikator i mjaftueshëm për bashkësinë ndërkombëtare që të investoj me kohë miliarda në ushtrinë tonë, sepse një investim i tillë i arrinë dy objektiva”, shkroi Basha.
Sipas tij, ndërkombëtarët duhet të ndihmojnë dhe bëjnë më të fortë ushtrinë e Kosovës, sepse është forma e vetme siç thotë ai se si qetësohet Serbia.