Deputeti i LVV-së, Dimal Basha, i ka reaguar ish-kryenegociatorit të Kosovës, Skender Hysenit, ku ky i fundit kishte komentuar deklaratën e Kurtit, që Vuçiq, ofendon në takime, duke shtuar se nuk e ka dëgjuar asnjëherë Vuçiq duke sharë apo ofenduar.
Basha ka ironizuar me Hysenin i cili ka thënë se Vuçiq nuk i ka sharë, por vetëm ka pas fjalë miradije për ta.
Ai tutje ka shtuar se “me juve Rodojçiçin e ka pas ba kryeministër për veri, a me Albinin po duhet me çu n’burg.”
Postimi i plotë:
Po çfarë t’shame, veç fjalë miradije ka për juve! Nuk shkon takim pa kallzu Vuçiqi sa shumë i mungoni!
Me juve Radojçiçin e ka pas ba kryeministër për veri, a me Albinin po duhet me çu n’burg!