1.6 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Basha ia kujton Ramës një deklaratë të Thaçit të vitit 2019

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e ka përmendur një deklaratë të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, të dhënë më 18 dhjetor të vitit 2019, në të cilën thotë se Serbia nuk do fqinjësi të mirë me Kosovën.

Ai këtë citim të Thaçit ia drejtoi kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, pas seancës së sotme, në të cilën ky i fundit e akuzoi Bashën dhe PD-në se kanë votuar pro raportit të Dick Martyt në Këshillin e Evropës.

“Ky që gjoja ka hallin e Thaçit, e ka pasur mundësinë ta dëgjojë e ndihmojë ndërsa promovonte marrëveshjen e Novi Sadit”.

“Mjafton ky citim i Thaçit për të kuptuar hallin e tij”

‘Serbia ka kryer gjenocid kundër qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe sot jo vetëm që mohon krimet e kryera, por vazhdon të mos e pranojë ekzistencën e shtetit tonë. Në një situatë të tillë, thirrjet dhe iniciativat për bashkëpunim rajonal janë krejtësisht të pakuptimta. Serbia dhe Bosnje Hercegovina nuk e njohin shtetin e Kosovës’.

‘Kjo nënkupton se këto dy shtete nuk duan fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Kosovën. Prandaj, për aq kohë sa nuk do të ketë njohje reciproke me këto shtete, nuk mund të këtë përparim në aspektin e bashkëpunimit rajonal’”,ka thënë Basha në Twitter.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img