12.5 C
Pristina
Wednesday, April 2, 2025

Buy now

spot_img

Basha ia kërkon dorëheqjen, reagon njeriu i afërt i Abdixhikut

Tërmeti që dridhi Lidhjen Demokratike të Kosovës të hënën në mbrëmje i ka përplasur dy deputetët nga Ferizaj, Dimal Bashën e Vetëvendosjes me Paris Gurin e LDK-së.

Pasi Basha e shfrytëzoi përplasjen e brendshme partiake në LDK për të goditur liderin e saj Lumir Abdixhikun, Guri i ka rikujtuar atij rezultatin e zgjedhjeve në Ferizaj.

“Lumiri po thotë, po na sulmojnë se jemi në vendin e tretë!”, shkroi Basha të hënën. “Për vota e dimë qe je n’fund sepse s’kemi pritë ndryshe, mirëpo e kemi për hajni, qaty n’vend të parë ke dal!”.

“Jep dorëheqje se marre, e ke bë LDK-në beter PDK-së!”, shkroi Basha.

Ndaj deklaratave të tij, reagoi të martën Paris Guri, deputeti i ri i LDK-së, njeri i afërt me liderin Abdixhiku.

“Njona prej shumë arsyeve që e du e besoj fuqishëm në LDK, është edhe Dimal Basha. Psh: në LDK nuk ka Dimala, elektorati i LDK-së as asambleist nuk e bon Dimalin e Dimalat. Merreni me mend edhe Dimalit i paska dal rend me tregu cka me bo LDK-ja”, tha Guri.

“Dimal para se me u marre me LDK-në, merru me veten që ke dalë i teti i votum në qytetin tand. Dimal locka jem, merru me projektet me i leshu nanat ne livadh sje ti per keto tema”, shkroi ai të martën.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img