Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Dimal Basha ka drejtuar kritika drejt kryediplomatit të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe emisarit për dialog, Mirosllav Lajçak.
Pasi u lirua Milan Radoiçiq nga Gjykata e Beogradit, Basha rikujtoi se BE-ja dhe SHBA-ja e cilësuan ‘agresionin ndaj Kosovës’ si sulm terrorist.
Ai ka thënë se uron që Borrell dhe Lajçak ta mbajnë mend këtë konstatim të BE-së dhe ShBA-së.
”Kurse në anën tjetër Serbia sapo e lë të qarkulloj të lirë kryeterroristin Milan Radojçiq, me dënimin e vetëm që mos të vie në Kosovë!” ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Uroj që Lajcaku e Borelli e mbajnë mend edhe këtë,
BE dhe SHBA e cilësuan agresionin ndaj Kosovës si sulm terrorist.
Kurse në anën tjetër Serbia sapo e lë të qarkulloj të lirë kryeterroristin Milan Radojçiq, me dënimin e vetëm që mos të vie në Kosovë!