Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po kërkon rrëzimin e Qeverisë Kurti përmes një mocion mosbesimi.
Mirëpo kjo nuk po i pëlqen aspak deputetit të VV-së, Dimal Basha.
Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook është shprehur se kur SHBA kërcënonte PAN-in, VV nuk kërkonte mocion mosbesimi.
Më tutje Basha ka thënë se AAK-ja po e bënë këtë se mbase ju kanë lodhur mashqit
Postimi i Plotë
Të dashur qytetarë dhe të nderuara medie
Derisa qeveria është në betejë me Serbinë, opozita i ka ndez motorrat me rrëzu Qeverinë Kurti, thu se kanë punu najherë me ndërtu diçka!
Tash ngoni mirë, Ramushi duhet me kuptu që qytetarët nuk e kanë kujtesë e peshkut sikur këta! A ju kujtohet letra që Matheë Palmer i ka pas dërgu tre krerëve të shtetit, koalicionit të PAN-it në vitin 2019?
Ja detajet:
Tash për dallim prej opozitës, edhe pse SHBA kërcënojke koalicionin, Lëvizja Vetëvendosje! nuk kërkojke mocion të mosbesimit ndaj Ramushit si Kryeministër, sepse neve nuk na duhet pushteti kur humb shteti! E për kujtesën tuaj, qeveria e PAN-it ka pas ra 5 muaj pas letrës së Palmerit, por për arsye krejt tjera!
Qytetarët ju njohin, e dinë që shpejtë e jepni shtetin për me marrë pushtetin. Mbase e bëni se edhe iu kanë lodh mashqit qe dy vjet, por neve na duhet një shtet i fortë, jo ‘mashqi’ t’fortë!