Nga sheshi i lirisë kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i është përgjigjur Edi Ramës i cili nuk pranon qeveri teknike. Basha nga çadra e lirisë i ka kërkuar kryeministrit qe ti thërrasë mendjes sa nuk është vonë, pasi qeveria teknike është formula e vetme që i shpëton kokën atij dhe krimit që ai përfaqëson.
“Sot me 2 Prill 2017, 44 ditë pas nis dhe beteja për lirinë e votës, shqiptarët nuk janë të ndarë por janë të bashkuar më shumë se kurrë më parë. Ne jemi të bashkuar kombëtarisht, atdhetarisht dhe demokratisht për të mbrojtur me çdo kusht dhe çmim vlerat e bashkëjetesës demokratike. Vendimi i marre kategorikisht është se ne do shpartallojmë lidhjet e qeverisë me krimin. Për zgjedhje të lira dhe të ndershme është një qeveri e palidhur me krimi. Ai duket të largohet si kusht për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Qeveria teknike është formula që i shpëton kokën atij dhe krimit që përfaqëson. Kjo është një zgjidhje paqësore dhe demokratike”, tha Basha.