Rezultatin për shkarkimin e Lulzim Bashës edhe nga dega e PD-së në njësinë nr.8, Sali Berishës i ka kujtuar fatin e Ramiz Alisë që në 1991 humbi në këtë njësi të kryeqytetit.
Teksa Albana Vokshi po lexonte rezultatin e referendumit në shkallët e selisë së PD-së, Berisha e ka ndërprerë për të komentuar humbjen e Bashës në lagjen ku ai vetë ka lindur.
Në 1991 kjo lagje, ndër më demokratiket i rezervoi diktatorit të fundit komunist disfatën turpëruese. Pas 30 vitesh, po kjo lagje i rezervon Lulzim Bravës të njëjtin fat. Me një dallim që diktatori komunist nuk kishte lindur në atë lagje, por Lulzim Brava ka lindur aty. E denatyralizuan! Ky quhet denatyralizim që i bënë banorët e Tiranës” tha Berisha.
Në degën 8 në Tiranë mësohet se është votuar si më poshtë:
Dega 8
1170 antarë
774 kanë votuar
760 pro shkarimit
10 kundër
3 fletë të dëmtuara
1 e pavlefshme