Saktësisht një javë më parë ka filluar heqja e barrikadës mbi lumin Ibër në Mitrovicë.
Por mundësia për qarkullim në të dyja anët e urës do të bëhet në janar të vitit të ardhshëm.
Revitalizimi i urës financohet nga Zyra e Bashkimit Evropian, me një kosto prej 1,2 milionë euro. Derisa punimet kanë filluar nga ana jugore e urës, në veri gjithçka mbetet siç ka qenë.
Madje fillimin e punimeve nga ana jugore ata e arsyetojnë ngase kështu palët janë marrë vesh, madje thonë që heqja e barrikadës në anën veriore do të bëhet shumë shpejt, pa saktësuar kur.