Agjensioni turistik, pasagjerët kosovarë në autobusët e së cilit, u bllokuan për disa orë në pikëkalimet kufitare serbe ndërsa po vinin për Kosovë, po bën të ditur se i janë rikthyer rrugëtimit dhe gjithçka është e sigurt dhe stabile.
”Barileva Turist”, njofton mes tjerash se të gjithë kosovarët që ishin ndaluar nga autoritetet serbe sot, janë liruar dhe autobusët tashmë janë rrugës për destinacione e tyre drejt Kosovës dhe Gjermanisë.
”Njoftim me rëndësi
Qytetarë të nderuar, ju njoftojmë që të gjithë Autobusët që kanë qenë të bllokuar në kufirin e Kroacisë dhe Hungarisë janë liruar dhe janë rrugës në drejtim të Kosovës dhe të Gjermanisë.
Gjithçka është e sigurt dhe stabil.
Ju faleminderit!”, shkruan kjo agjenci udhëtimi në facebook.