5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Bardhi thërret takim me deputetët e Bashës dhe Berishës

Të martën me 5 shtator Gazment Bardhi ka ftuar për takim deputetët e Partisë Demokratike.

Këtë e ka bërë në cilësinë e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së.

“Në cilësinë e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, në nisje të këtij sesioni parlamentar, do të ndërmarr nismën për thirrjen ditën e martë, datë 5 Shtator 2023, të një mbledhje të përbashkët të të gjithë deputetëve të koalicionit “PD-AN”, pa asnjë përjashtim.Duke besuar se shqetësimi për nevojën urgjente të unifikimit të opozitës bashkëndahet nga çdo deputet që ndien përgjegjësinë për një përballje të unifikuar kundër Edi Ramës, mirëpres pranimin e kësaj thirrje të sinqertë, me qëllimin e mirë të përcaktimit të axhendës dhe strategjisë së përbashkët të të gjithë PD dhe të gjithë opozitës parlamentare”, shprehet Bardhi.

Theksojmë se kjo nismë e Gaz Bardhit vjen pas ndryshimeve statutore të në kuvendin e PD të shtunën nga ku Lulzim Basha mori edhe atributet për të qenë ai kreu i ri i grupit parlamentar të PD, raporton TopChanel.

Vetë Bardhi tha se veprimet e Bashës janë të pafalshme, pasi sipas tij mashtron me vetëdije demokratët dhe veten për të disatën herë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img