Rap-artisti i njohur nga Kumanova, Bardhi ashtu siç kishte paralajmëruar ka ardhur me një projekt të ri muzikor.
“Kalli” mban titullin kënga e tij e re, të cilën e ka shoqëruar edhe me një videoklip që tashmë gjendet në kanalin zyrtar të reperit në YouTube.
Kënga është prodhim i ‘label’-it SBS Entertainment pjesë e të cilit Bardhi është që në nisje të karrierës.

Foto: Screenshot/YouTube
Ana vizuale e projektit erdhi me regji të Agon Gjinofcit dhe u realizua nga Weshoot Films.
Bardhi ndërkohë ka qenë mjaft aktiv gjatë kësaj periudhe të viti duke sjellur projekte të njëpasnjëshme.

Foto: Screenshot/YouTube
“Kalli” vjen pas bashkëpunimit mjaft të suksesshëm që reperi solli pak javë më parë me rap-artisti tjetër, Majk.
“Përgjithmonë” ishte dueti i dytë më radhë i Bardhit me Majk dhe deri më tani ka grumbulluar mbi gjashtë milionë klikime në YouTube.
Në anën tjetër, Bardhi është gjithashtu i angazhuar me koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore.