Reperi i njohur shqiptar, Bardhi po vazhdon të jetë aktiv me projekte të ndryshme muzikore.
Artisti nga Kumanova së fundmi ka publikuar “Engjulli im” që është ripërpunim i këngës “Melegim” të Soolking dhe Dadju.
Kënga është lansuar edhe me videoklip, ndërsa punuar nga Çelik Lipa, mix dhe master nga Nome Ent.
Ndërkohë, Bardhi po shijon gjithashtu suksesin e albumit “Trëndafil”, në të cilin u përfshin 20 këngë të reja.