Reperi nga Kumanova, Bardhi, ka prezantuar sot (e premte) projektin e ri muzikor.
“A je” mban titullin kënga, e cila njëherësh është e dyta me radhë e albumit të tij të ri.
Projekti është kompletuar edhe nga ana vizuale, gjersa artisti edhe në këtë vjen me një paraqitje të mahnitshme skenike.
Tekstin dhe melodinë e ka realizuar vet reperi, kurse për producimin është përkujdesur Çelik Lipa nga SBS Entertainment.
Producent ekzekutiv ndërkohë është menaxheri i tij, Jetim Agaj.
Miksimi dhe masterizimi nga ana tjetër është bërë nga Nome Entertainment dhe për klipin u përkujdes produksioni, XL Films.
Kjo vjen pas këngës së parë të albumit të quajtur “Emanuela” që e solli në bashkëpunim me Alketën.
Besohet se edhe ky projekt do pritet mirë nga publiku e fansat e Bardhyl Idrizit (emri i vërtetë).