Modelja e njohur shqiptare, Sara Gjordeni, sot feston ditëlindjen.
Ajo mori urime e dhurata të shumta, ndonëse një dedikim nuk mungoi as nga partneri i saj, artisti Bardhi.
“Urime ditëlindjen Sarë. Çika jem e vogël. Nëna e fëmijëve të mi, inspirimi jem, gjysma ime”, kanë qenë fjalët e këngëtarit.
Dyshja u njohën në edicionin e tretë të Big Brother VIP Albania, ku edhe nisën një romancë.
Ata gjithashtu janë në pritje të një vajze.