Barcelona duket se është e vendosur të bëjë një marrëveshje për të rikthyer Lionel Messin, pavarësisht sa dhimbje koke do t’i shkaktojë këtë verë.
Sipas mediumit El Chiringuito, zyrtarët e La Ligës dhe Barcelonës hëngrën së bashku në një restorant në Madrid ndërsa diskutuan një mënyrë të mundshme për ta rikthyer argjentinasin në Spanjë.
Drejtori i Futbollit Mateu Alemany dhe arkëtari Ferran Olive u takuan me Drejtorin e Përgjithshëm të Korporatës, Javier Gomez, dhe Drejtorin e Përgjithshëm Ekzekutiv, Oscar Mayo, nga La Liga për të diskutuar çështjen në një restorant në Madrid.
Të katër ata kaluan një orë e pesëmbëdhjetë minuta së bashku, me dy përfaqësuesit e La Ligës që u larguan më pas. Alemany dhe Olive qëndruan në restorant edhe për dy orë të tjera për të bërë llogaritë.
Alemany e quajti atë ‘një takim jozyrtar’ në daljen e tij nga restoranti. Alemany është përgjegjës për negociatat dhe për t’i bërë numrat të funksionojnë në Barcelonë – puna e tij do të jetë sërish vendimtare këtë verë. Është detyra e tij të paraqesë planin e qëndrueshmërisë në La Liga, i cili do të hapë derën për nënshkrime të mëtejshme nëse pranohet.