Eduardo Camavinga shihet si njëri nga mesfushorët më të talentuar në Evropë.
Mesfushori i talentuar francez luan për Rennes në Ligue 1 dhe pëlqehet nga skuadrat më të mëdha evropiane.
Real Madridi prej kohësh po kërkon transferimin e yllit të ri francez, por ende nuk ka arritur një marrëveshje me Rennes.
Së fundmi garës për Camavingan i është bashkuar edhe gjiganti katalunas Barcelona, që kërkon t’ia rrëmbejë nga duart objektivin rivalëve historik.
Mediat spanjolle kanë raportuar se Ousmane Dembele po mundohet ta bind Camavingan t’i bashkohet atij në Camp Nou.
Dembele dhe Camavinga vijnë nga i njëjti qytet dhe katalunasit kanë kërkuar nga ylli i tyre ta bind francezin e ri t’iu bashkohet atyre në Camp Nou.
Barcelona e sheh 17-vjeçarin si zëvendësuesin adekuat të Sergio Busquets dhe dëshiron ta sigurojë mesfushën për vitet e ardhshme me Camavingan dhe De Jongun.
Gjithsesi problemi mbetet që Rennes kërkon 60 milionë euro për yllin e tyre dhe Barcelona nuk është në gjendje ta ofrojë këtë shumë.