-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Barcelona reagon pasi Messi zgjodhi ti bashkohet Inter Miamit

Barcelona ka reaguar pasi Lionel Messi zgjodhi ta vazhdonte karrierën te Inter Miami.

Klubi katalanas përmes një postimi në faqen zyrtare në Instagram, ka thënë se vendimin e Messit e kanë marrë dy ditë më herët nga babai i tij, Jorge Messi.

“Të hënën, më 5 qershor, Jorge Messi, babai dhe përfaqësuesi i lojtarit, informoi presidentin e klubit Joan Laporta për vendimin e lojtarit për t’u bashkuar me Inter Miami, pavarësisht se i ishte paraqitur një propozim nga Barça, duke marrë parasysh dëshirën e FC Barcelona dhe Lionel. Messi që ai të veshë edhe një herë blaugrana.’’, thuhet në njoftim.

Klub ii Barcelonës dhe Presidenti Laporta e kanë kuptuar vendimin e tij dhe i kanë uruar sukses te skuadra amerikane.

“Presidenti Laporta e kuptoi dhe e respektoi vendimin e Messit. FC Barcelona i uron Lionel Messit suksese në fazën e tij të re profesionale.”, përfundon njoftimi i Barcelonës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img