Site icon PrishtinaPress

Barcelona pritet të rrezikojë me De Jong për “El Clasicon” e radhës

Barcelona po synon të fitojë tripletën këtë sezon në Spanjë.

Pas Superkupës, skuadra katalunase është në rrugë të mirë për të fituar titullin në La Liga, por edhe trofeun e Kupës së Mbretit, shkruan Gazeta Express.

Më 5 prill, Barcelona do të takohet me Real Madridin në “Camp Nou”, për të zhvilluar ndeshjen e dytë gjysmëfinale në Kupën e Mbretit.

Pedri, Ousmane Dembele dhe Andreas Christensen nuk do të jenë në dispozicion të Xavit për këtë përballje, ndërsa në dyshim është edhe Frenkie De Jong.

Holandezi pësoi një lëndim në “El Clasicon” e para dy javëve në La Liga, që e la atë jashtë grumbullimit me Kombëtaren e Holandës për ndeshjet e marsit.

Megjithatë, raportohet se gjasat e tij për të luajtur në ndeshjen e radhës janë përmirësuar ditëve të fundit.

Sipas “Sport”, edhe nëse De Jong nuk do të jetë 100% në gjendje të mirë fizike, Barcelona mund ta thërrasë atë për ndeshjen kundër Real Madridit.

“Blaugranët” thuhet se mund të rrezikojnë që të përfshijnë 25-vjeçarin në skuadër për shkak të rëndësisë së ndeshjes.

Kujtojmë se ndeshja e parë gjysmëfinale e zhvilluar në “Santiago Bernabeu” ishte fituar minimalisht (0:1) nga Barcelona.

Exit mobile version