Barcelona duket se do të bëjë një largim befasues në këtë afat.
Barcelona po e largon përfundimisht Munir el Haddadin.
Skuadra katalonase ka vendosur ta shet sulmuesin, ndërsa agjenti i tij, Francesc Valdivieso, ka thënë se ai nuk po kalon te Sevilla.
“Nuk ka asgjë të nënshkruar me Sevillën . Është një opsion, por nuk ka asnjë marrëveshje. “, tha ai, përcjell prishtinapress.eu
Për vendimin për të mos rinovuar me Barcelonën dhe largimin e mundshëm të Munir në këtë treg dimëror, Valdivieso tha se ” Munir vendosi të mos rinovonte me Barcën sepse ai dëshiron të luajë. Nëse ai largohet në janar do të jetë sepse Barça vendos. “, ka shtuar më tej agjenti sulmuesit.