Në fundjavë, Ernesto Valverde deklaroi se do ta pushojë Lionel Messin kurdo që i vjen rasti dhe tani ai ka vendosur ta lërë në shtëpi yllin argjentinas për ndeshjen e parë të Barcelonës ndaj Sevillës në çerekfinale të Kupës së Mbretit.
Sevilla është klubi ndaj të cilit Messi ka shënuar më së shumti gola në karrierën e tij, hic më pak se 31 sosh në 35 ndeshje, transmeton prishtinapress.eu
Para ndeshjeve të rëndësishme në Ligën e Kampionëve, trajneri i Barcës ka vendosur të bëjë rotacione në skuadër, duke e lënë edhe Sergio Busquetsin jashtë, derisa në listë e përfshiu edhe blerjen më të rë, Kevin-Prince Boatengun.
Ndeshja e parë mes Sevillës dhe Barcelonës zhvillohet sonte në orën 21:30 në Estadio Ramón Sánchez Pizjuán në Sevillë.
Këto priten të jenë formacionet e mundshme të të dy skuadrave.