Barcelona është afër transferimit të sulmuesit të Valencias, Paco Alcácer
Drejtuesit e Barcelonës janë afër që të arrijnë marrëveshje me Valencian për sulmuesin Paco Alcacer.
Kampioni i La Ligës pritet të shpenzoj rreth 30 milionë euro për reprezentuesin e Spanjës, shkruan Mundo Deportivo.
Sipas të përditshmes sportive katallanë, Barcelona pritet ta zyrtarizon transferimin e Alcacer deri në fund të kësaj jave.
![](http://www.gazetaexpress.com/public/uploads/image/11026030-1585152608434060-222323000392869550-n-9427776793_1471850679-1555325.jpg)