21
Barcelona është kualifikuar në gjysmëfinale të Copa del Rey, duke iu bashkuar Sevillas, Valencias dhe Leganes, kjo e fundit eliminoi Real Madridin.
Dy gola i kanë mjaftuar Barcelonës në Camp Nou kundër Espanyol për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Copa del Rey me rezultat të përgjithshëm 2:1, shkruan Gazeta Express.
Barça fitoi 2:0 në sfidën e kthimit në Camp Nou falë golave të Luis Suarez dhe Lionel Messi, që realizuan në minutat nëntë dhe 25’të.
Në këtë mbrëmje debutoi Philippe Coutinho. Ai u inkuadrua në vend të Andres Iniestas në minutën e 68’të, duke bërë paraqitje të kënaqshme.
Në gjysmëfinale Barça ka mundësi të takohet me klube si Sevilla, Valencia dhe befasia e këndshme Leganes, që eliminoi Real Madridin duke e mposhtur 2:1 midis Santiago Bernabeut.