Barcelona thuhet se ka hyrë në garë për të nënshkruar me qendërmbrojtësin e Bayer Leverkusen, Jonathan Tah këtë verë, pavarësisht problemeve të tyre me regjistrimin.
Tah ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij me Bayer Leverkusen këtë verë dhe skuadra gjermane ka qenë e prirur ose të vazhdojë kontratën e qendërmbrojtësit ose ta shesë atë për të mos e humbur atë falas verën e ardhshme.
Bayern Munich ka qenë shumë i interesuar për nënshkrimin e 28-vjeçarit, por thuhet se ka vendosur të mos bëjë një ofertë, shkruan Goal.com, përcjell Klankosova.tv.
Sport.es, ka raportuar se Barcelona tani po tregon interes për Tah për një lëvizje këtë verë me kampionët e Bundesligës që thuhet se kërkojnë një tarifë prej rreth 20 milionë euro.