13.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Barcelona merr lajme të mira përpara ndeshjes me Realin, pesë lojtarë rikthehen në stërvitje

Robert Lewandowski, Frenkie de Jong, Pedri, Raphinha dhe Jules Kounde u përfshinë në stërvitje për Barcelonën, më pak se 24 orë para El Clasico.

Barça është goditur me një krizë të lëndimeve kohët e fundit, duke humbur lojtarët kryesorë në pozicione të ndryshme gjatë muajit të fundit.

Por duket se disa prej tyre mund të rikthehen për garën më të madhe të vitit, me pesë emra të mëdhenj të parë në stërvitje të premten pasdite.

Lewandowski dhe Pedri besohet se janë më afër një rikthimi.

Sulmuesi polak dëmtoi kyçin e këmbës kundër Portos në Ligën e Kampionëve, ndërkohë Pedri ka vuajtur nga një lëndim afatgjatë, por e ka bërë të ditur se dëshiron të jetë opsion për derbin e së shtunës.

Menaxheri i Barcelonës, Xavi nuk tregoi nëse lojtarët e tij të dëmtuar mund të kthehen në garë.

“Të gjithë duan të jenë atje, do të shohim nesër. Ndjenja është shumë e mirë. Lista do të jetë nesër. Do të shohim se si janë ndjerë ata. Fantastike është që të gjithë janë në dispozicion.”

Barça dhe Madridi do të përballen të shtunën pasdite me fillim nga ora 16:15.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img