Barcelona ka shtuar një sponsor të ri në fanellat e ekipit.
Kompania elektronike dhe internetit, Rakuten do të jetë mbështetës i skuadrës katalonase për katër vjetët e ardhshëm.
Sipas marrëveshjes, Barca do të përfitojë 51 milionë funte në vit, përkatësisht 204 milionë deri në vitin 2021.
Në këtë formë, kompania japoneze do të zëvendësojë atë arabe Qatar Airways, e cila ka paguar 28.9 milionë funte në vit.
Me këto para, katalonasi do të mundohen t’i ofrojnë Lionnel Messit një pagë më të mirë, e cila thuhet se do të kap shifrat 825 mijë funte në javë.