Barcelona është dukur shkëlqyese në dy ndeshjet e fundit, duke mposhtur Real Betis dhe Antwerpin me rezultat të njëjtë – 5:0.
Në këto rezultati ndikimi i “Los Joaos” ka qenë dukshëm i madh, transmeton Gazeta Express.
Joao Felix duket se është ringjallur, ashtu edhe si bashkëkombësi i tij Joao Cancelo.
Të dy portugezët u bashkuan me Barcelonën në formë huazimi dhe pa përfshirjen e ndonjë opsioni blerjeje.
Barça padyshim se dëshiron që ata të vazhdojnë e formën e njëjtë, mirëpo çmimi i tyre pastaj do të rritej nga klubet përkatëse, Atletico Madrid dhe Manchester City.
Sipas “Mundo Deportivo”, tani për tani “Blaguranët” do të duhet të paguajnë 80 milionë euro për blerjen e Felixit, kurse 25 milionë tjera për Cancelon. Në total 105 milionë euro.
Duke marrë parasysh se Barcelona vuan ende nga problemet financiare dhe kufirin e pagave, klubi do ta ketë të vështirë të realizojë transferimet e reprezentuesve të Portugalisë.
Transferimi i përhershëm i tyre mund të bëhet nëse drejtori i Barcelonës, Deco, do të arrijë të kursejë ose fitojë deri në 210 milionë euro. /Gazeta Express/