1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Barcelona kampion për shpenzime në afatin kalimtar të dimrit

Duke u bazuar në shifrat e publikuara nga faqja e specializuar për transferime, ‘Transfermarkt. Del që Barcelonë është klubi që ka shpenzuar më shumë shumti në botë në këtë afat kalimtar.

Shuma e shpenzuar nga blaugranat është 131.8 milionë.

Në fakt, ueb faqja e specializuar në llogaritjen e vlerave, nuk i ka llogaritur bonuset që do të paguhen në të ardhmen.

Sipas ‘Transfertmarkt’, braziliani Coutinho i ka kushtuar Barcelonës, 120 milionë euro, ndërsa kolumbiani Yerry Mina 11.8 milionë euro.

Në vendin e dytë është Liverpooli, që realizoi vetëm një blerje, por shumë të shtrenjtë, për Virgil van Dijk, që kushtoi plot 78.8 milionë euro.

Manchester City pozicionohet i treti me 71.5 milionë euro, që kryesisht (65 milionë) e shpenzoi këtë shumë për të marrë Laporten nga Athletic Bilbao.

Më pas vijnë me radhë Atletico Madrid, Arsenal, Chelsea, Evertoni, skuadra kineze Beijing Gouan, Athletic Bilbao dhe Tottenhami, që mbyll listën e 10 klubeve që shpenzuam më shumë para në këtë dimër.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img