0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Barcelona “godet” Messin me deklaratën e fundit

Barcelona ka dhënë një deklaratë pasi që Lionel Messi zgjodhi t’i bashkohet Inter Miamit para klubit të tij të fëmijërisë

Blaugrana ka dhënë një deklaratë paksa të “prapambetur” të mërkurën në mbrëmje, duke goditur qartë Messin për atë se ai nuk zgjodhi që të rinënshkruajë për klubin e tij të fëmijërisë. Messi në vend të tyre zgjodhi Inter Miami dhe tha që Barcelona nuk i ka dërguar asnjëherë propozim zyrtar atij.

Të kundërtën e thotë megjithatë Blaugrana në deklaratën e tyre.

“Të hënën, më 5 qershor, Jorge Messi, përfaqësuesi dhe babai i lojtarit, ka informur Presidentin e Klubit Jona Laporta për vendimin e lojtarit që ai t’i bashkohet Inter Miamit, pavarësisht se atij i është propozuar një ofertë nga Barca duke marrë parasysh si dëshirën e FC Barcelonës ashtu dhe të Messit që ai ta vesh përsëri fanellën e Blaugranas”, thuhet në deklaratë.

Këtu edhe fillon mesazhi sarkastik i Barcelonës kur flet për dëshirën e Messit që të luajë jashtë Europës – një gjë që ai tha se e dëshironte.

“Presidenti Laporta e kuptoi dhe respektoi vendimin e Messit i cili dëshiron të garojë në një ligë që nuk ka shumë kërkesa, për më shumë larg qendrës së vëmendjes dhe presionit që ai e ka pasur në vitet e fundit”.

“Si Joan Laporta ashtu edhe Jorge Messi janë pajtuar që të punojnë së bashku për të nderuar tifozët e Barcës dhe një futbollist që ka qenë, është dhe do të dashurohet gjithmonë nga Barça”, thuhet në fund të deklaratës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img