3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Barcelona fillon të shesë diamante prej 15 mijë eurosh të bëra nga bari i “Camp Nou”

Barcelona po vazhdon përpjekjet e saj për të fituar para sa më shumë që të jetë e mundur në përpjekjet për të lehtësuar shqetësimet financiare dhe skema e tyre e fundit është të shndërrojnë fushën e tyre të vjetër të futbollit në një minierë diamanti.

Një sërë produktesh të reja u shfaqën në faqen e dyqanit të klubit sot, duke përfshirë një pjesë të rrjetave të golit, për çmimin 79,99 €, një katror të fushës me kornizë për 419,99 €, një gjerdan ari “Camp Nou” për 1 mijë euro dhe një karficë ari “Camp Nou” për 699 euro, transmeton Gazeta Express.

Në shitje u nxorën edhe sende me çmim më të shtrenjtë. Një diamant gjysmë karat ishte në shitje për 2,5 mijë euro, ndërsa një diamant i vetëm karat ka çmimin prej 15 mijë eurosh. Barcelona thotë se çdo diamant është prodhuar nga i njëjti karbon si bari i vjetër në “Camp Nou”.

Sipas “Cadena Cope”, karboni nga bari është nxjerrë dhe më pas kristalizuar duke përdorur teknologji të avancuar e cila është tërësisht e qëndrueshme dhe me ‘ndikim mjedisor zero’. Çdo diamant do të vijë me një çertifikatë nga Instituti Ndërkombëtar Gemologjik, që siguron që diamanti është ‘rritur në laborator’ dhe rendit karakteristikat e tij.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img