Barcelona nuk heq dorë nga Paulo Dybala dhe do të tentojë një ofertë të re.
Sipas asaj që publikohet te e përditshmja El Mundo Deportivo, në verën e vitit 2017, klubi katalanas do të bëjë një tentativë për t’i rrëmbyer Juventusit talentin argjentinas.
Këtë vit kampionët e Spanjës shpenzuan 120 milionë euro për përforcimin e skuadrës duke siguruar shërbimin Jasper Cillseen, Lucas Digne, Andre Gomes, Denis Suarez, Samuel Umtiti e Paco Alcacer.
Tani ajo që kërkojnë të bëjnë drejtuesit e Barcelonës është t’i dhurojnë një nga yjet e rinj të futbollit botëror siç është Dybala që do të bëhet objektivi madhor i tyre.
Katalanasit do të kërkojnë që të shfrytëzojnë në maksimum faktin që rivalët e tyre, Real dhe Atletico Madrid janë të ndëshkuar me bllokim nga FIFA për të mos blerë lojtarë.
Pritet që Barcelona të ofrojë një çmim të madh për argjentinasin.