Barcelona ka arritur ta mposht Real Madridin, me rezultat 5 me 1 në ‘Camp Nou’.
Skuadra katalonase kaloi në epërsi me anë të Philippe Coutinhos në minutën e 11’, ndërsa Luis Suarez (30’) e dyfishoi epërsinë, ku me këto gola përfundoi pjesa e parë.
Real Madridi dukej se po këndellej, duke realizuar me anë të Marcelos (50’), mirëpo sulmuesi uruguaiani arriti që të realizoi edhe dy herë (75’ dhe 84’), duke e realizuar het-trikun e tij.
Me tu inkuadruar në lojë, Arturo Vidal e shënoi golin e pestë për Barcelonën në minutën e 87’.
Pas javës së dhjetë, Barcelona është lidere e LaLiga-s me 21 pikë, ndërsa Real Madridi në vendin e nëntë me 14.