Skuadra e Barcelonës duket se është duke u munduar të përfitojë sa më shumë në këtë kohë që klubi është duke kaluar nëpër një krizë financiare.
Sipas mediumit spanjoll të afërt me klubin e Barcelonës,”Sport”, thuhet se Barcelona do të shesë një pjesë të stadiumit ikonik “Camp Nou”.
Barcelona do të shesë pjesë të stadiumit, ku përfshihen edhe ulëset dhe bari i terrenit.
Stadiumi “Camp Nou” do të kalojë nëpër rinovimi këtë vit dhe gjatë kësaj kohe Barcelona ndeshjet si vendas do t’i zhvillojë në stadiumi olimpik “Estadi Lluis Comanys”.
Katalunasit do të kthehen në stadiumin “Camp Nou” në fund të vitit 2024.