Site icon PrishtinaPress

Barcelona – Atletico, flet Zidane

Zinedine Zidane, trajneri i Real Madridit, ka thënë se nuk do t’i interesoj aspak përballja mes Barcelonës dhe Atletico Madridit

Barcelona dhe Atltico Madrid do të përballen nesër, nga ora 22:00 në Camp  Nou, në kuadër të xhiros së pestë të La Ligës.
Pavarësisht se është një ndeshje shumë interesante, Zinedine Zidane ka thënë se nuk do t’i interesoj aspak përballja mes këtyre dy ekipeve.
Real Madirdi, dy orë më herët, do të luajë ndaj Villarrealit në Santiago Bernabeu, përcjell Express.
” Barcelona-Atletico? Ne do të shohim se çfarë do të bëjmë vet, dhe për më tepër, luajmë përpara tyre. Nuk na intereson se çfarë bëjnë ata, do të jenë gjithmonë aty, janë dy rivalë shumë të fortë. Ne duhet të mendojmë për veten”, ka deklaruar ai.
Exit mobile version