0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Barça vazhdon me parregullsi, lideri i La Ligas do të gjobitet me 15 milionë euro

Barcelona pritet ta pësojë një tjetër goditje financiare.

Autoritetet fiskale të Spanjës do ta gjobisin klubin katalunas me 15,7 milionë euro.

“Blaugrana” dështuan t’i deklaronin saktë disa shpenzime tek organet tatimore, ndërsa ka përputhje të deklarimeve të largimeve nga klubi të ish-lojtarëve, Arda Turan dhe Alexander Song.

Klubi dështoi ta deklaronte koston e fluturimit të lojtarëve me çarter dhe po ashtu nuk e bëri të ditur koston e huazimit të makinave Audi për lojtarët e ekipit kur brendi gjerman i veturave ishte sponsor i klubit.

Ata po ashtu nuk e saktësuan korrekt mbylljen e marrëveshjes me futbollistin Turan, në kosto prej 1,312 milionë eurosh dhe të Song, që llogaritet një shumë prej 3,5 milionë eurosh.

Kjo nënkupton se klubi e pësoi një goditje tjetër në tentim të balancimit të buxhetit, ndërsa “Blaugrana” do të mundohen ta rrisin buxhetin për 200 milionë euro gjatë verës në mënyrë që të mos bien në kundërshtim me limitin e pagave, por edhe të besueshmërisë së tyre.

Ky rast i bashkangjitet atij “Negreira”, ku Barcelona po hetohet për pagesat ndaj ish-presidentit të Komitetit të Referëve, Jose Maria Enriquez Negreira.

E “tërmeti” i fundit e vulos idenë që Barcelona i ka thyer rregullat, ndërsa presidenti aktual, Joan Laporta e ka vendosur gishtin nga paraardhësi i tij, ish-presidenti i Barçës, Josep Maria Bartomeu.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img