Nëse menduat se Juventus do të parkojë autobusin në ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve përballë Barcelonës, mund të surprizoheni nga Massimiliano Allegri.
“Në Barcelonë duhet të jemi edhe më agresivë se në Torino. Duhet të kemi kurajë, të jemi të kthjellët dhe të luajmë për të bërë gol. Nuk mund të shkojmë atje dhe të luajmë për 0-0. Objektivi nuk është të shënojmë vetëm një gol, por të paktën 2”, tha Allegri për mikrofonin e “Premium Sport” pas fitores me Pescara-n në kampionat.
Lidhur me dëmtimin e Dybala-s, italiani tha se “mungojnë katër ditë dhe duhet të jemi optimistë”.