Site icon PrishtinaPress

Barça fiton ndaj Atleticos në Kupën e Mbretit (Video)

Barcelona ka fituar ndaj Atletico Madridit me rezultat 1-2 në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Mbretit.

Mysafirët ishin në elementin e tyre këtë herë dhe ishin dukshëm më të mirë gjatë gjithë takimit.

Goli i parë erdhi nga Luis Suarez në minutën e shtatë dhe ishte solo gol nga uruguaiani.

Në minutën e 33-të mysafirët shënuan një tjetër gol të bukur, por këtë herë autor ishte Lionel Messi dhe me rezultatin 0-2 përfundoi pjesa e parë.

Golin e vetëm për vendasit në pjesën e dytë e shënoi Antoine Griezmann në minutën e 59-të.

https://youtu.be/VIFBjwEDlf8

https://youtu.be/n-nJyp_gT44

Exit mobile version