Site icon PrishtinaPress

Barça e zgjedh zëvendësuesin e Dembeles

Barcelona është e vetëdijshme se mund të mbetet pa Ousmane Dembelen në sezonin 2023/24.

Futbollisti francez e sheh veten gjithnjë e më afër Paris Saint-Germainit dhe “Blaugrana” po mendojnë tashmë për pasuesin e tij.

Sipas mediave spanjolle, kampioni spanjoll nga shitja e Dembeles do të mundohet t’i blejë dy lojtarë.

Fillimisht, do t’ia mësyjë Bernardo Silvas, të cilin e sheh si zëvendësues ideal të ish-futbollistit të Borussia Dortmundit.

Exit mobile version